Flash News

Bota

Mori meritat për marrëveshjen, Trump: Asgjë nuk do të arrihej pa presionin tim!

Mori meritat për marrëveshjen, Trump: Asgjë nuk do të

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka marrë meritën e plotë për marrëveshjen e armëpushimit të Gazës, duke thënë se ajo nuk do të ishte arritur kurrë pa presionin e tij dhe të administratës së tij të ardhshme.

“Nëse ne nuk do të ishim të përfshirë në këtë marrëveshje, marrëveshja nuk do të kishte ndodhur kurrë. Ne ndryshuam rrjedhën e gjërave dhe e ndryshuam shpejt, dhe sinqerisht, më mirë që kjo marrëveshje të finalizohet para ceremonisë kur un do të betohem”, tha Trump gjatë një paraqitjeje televizive.

Presidenti i zgjedhur akuzoi Biden se u tregua pa takt për ku mori përsipër meritat për arritjen e marrëveshjes.

“Ai nuk bëri asgjë! Nëse nuk do ta bëja këtë, nëse nuk do të përfshiheshim, pengjet nuk do të liroheshin kurrë!” tha Trump.

Të fundit