Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Mori pjesë në një festë kur vendi ishte në izolim, Boris Johnson kërkon falje: Ka pasur gjëra që nuk i kemi bërë mirë
Boris Johnson ka kërkuar falje për një festë të mbajtur në Downing Street gjatë bllokimit të parë të koronavirusit, teksa u përball me deputetët në pyetjet e kryeministrit.
Në një seancë të nxehtë në parlament të mërkurën, lideri laburist i opozitës Sir Keir Starmer i bëri thirrje Johnson të jepte dorëheqjen.
Thirrja vjen mes zemërimit publik dhe politik mbi akuzat e fundit se kryeministri dhe stafi i tij shpërfillën kufizimet e bllokimit duke bërë një festë në maj 2020.
Pretendohet se dhjetëra punonjës të Johnson, si dhe vetë kryeministri së bashku me gruan e tij, morën pjesë në ngjarjen në kopshtin e Downing Street gjatë bllokimit të parë të koronavirusit.
“Dua të kërkoj falje”, tha Boris Johnson teksa doli para deputetëve. "Unë e di se miliona njerëz në të gjithë këtë vend kanë bërë sakrifica të jashtëzakonshme gjatë 18 muajve të fundit”, tha ai.
“E di zemërimin që ndjejnë me mua dhe me qeverinë që unë drejtoj, kur mendojnë se në vetë Downing Street rregullat nuk ndiqen siç duhet nga njerëzit që zbatojnw rregullat”.
“Ka pasur gjëra që thjesht nuk i kemi bërë mirë dhe unë duhet të marr përgjegjësinë”, shtoi kryeministri. Duke pranuar se mori pjesë në festën e pijeve, ai tha se ishte atje për 25 minuta dhe "mendoi se ishte një ngjarje pune".