Flash News

Bota

Moska bën bilancin e parë të luftës: Janë vrarë 498 ushtarë rusë dhe 1,597 të tjerë janë plagosur

Moska bën bilancin e parë të luftës: Janë vrarë

Ministria ruse e mbrojtjes tha se 498 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të saj në Ukrainë, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

Ministria tha se 1,597 rusë janë plagosur deri më tani, sipas raporteve të mediave ruse. Kjo është hera e parë që Moska publikon të dhëna për viktimat e pësuara gjatë pushtimit.

Ministria ruse e mbrojtjes tha gjithashtu se më shumë se 2,870 ushtarë dhe "nacionalistë" ukrainas ishin vrarë dhe rreth 3,700 u plagosën, sipas Interfax.

 

Të fundit