Flash News

Bota

Moska dhe Kievi fajësojnë njëra-tjetrin për bisedimet paqes

Moska dhe Kievi fajësojnë njëra-tjetrin për bisedimet paqes

Kremlini ka fajësuar Kievin për ngecjen e bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, duke pretenduar se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka bërë vazhdimisht deklarata kontradiktore, raporton The Guardian

Në konferencën e tij të përditshme me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha “Udhëheqja e Ukrainës vazhdimisht bën deklarata kontradiktore. Kjo nuk na lejon të kuptojmë plotësisht se çfarë dëshiron pala ukrainase.”

Më herët sot, Zelensky tha se ishte përpjekur vazhdimisht të organizonte një takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për t'i dhënë fund luftës, por se Moska nuk duket se është ende gati për bisedime serioze.

“Ka gjëra për të diskutuar me liderin rus. Unë nuk po ju them se ... njerëzit tanë janë të etur (që unë) të flas me të, por ne duhet të përballemi me realitetin e asaj që po jetojmë.

Çfarë duam nga ky takim? Ne duam jetën tonë të kthehet. Ne duam të rimarrim jetën e një vendi sovran brenda territorit të tij”, tha Zelensky.

Të fundit