Flash News

Bota

25 ditë luftë në Ukrainë/ Moska sulmon shkollën me 400 ukrainas të strehuar, Mariupol nën terror

25 ditë luftë në Ukrainë/ Moska sulmon shkollën me 400

Lufta ruse në Ukrainë shënon sot ditën e 25-të. Që prej 24 shkurtit, kur Rusia nisi ofensivën pushtuese ndaj Kievit, forcat ruse kanë sulmuar dhe bombarduar jo vetëm objekte të pabanuara dhe ushtrinë ukrainase, por edhe civilë.

Këshilli i qytetit të Mariupolit ka njoftuar se forcat ruse bombarduan një shkollë ku ishin strehuar të paktën 400 njerëz. Ndërtesa thuhet se është shkatërruar dhe njerëzit ndodhen nën rrënoja. Mes tyre janë gra, fëmijë dhe të moshuar, raporton BBC.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy dënoi ashpër bombardimet e vazhdueshme të Moskës mbi Mariupol. Qyteti port i Ukrainës është rrethuar nga trupat ruse në juglindje.

Zelenskyy e ka cilësuar ofensivën ruse mbi Mariupol "një terror që do të mbahet mend për shekujt në vazhdim".

Më shumë se 6.600 ukrainas janë evakuuar nga qytetet e rrethuar prej forcave ruse.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, u shpreh se Kina është në anën e duhur të historisë pasi vazhdon të kundërshtojë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe mohon se po shqyrton furnizimin me armë për Moskën.

Polonia ka propozuar që BE të zbatojë një ndalim total të tregtisë me Rusinë. Me Rusinë u ra dakord për dhjetë korridore humanitare për evakuimin e qytetarëve.

Të fundit