Flash News

Bota

Moska strehon Bashar al-Assad pas rënies së regjimit në Siri

Moska strehon Bashar al-Assad pas rënies së regjimit në Siri

Presidenti i rrëzuar i Sirisë Bashar al Assad ka mbërritur në Moskë, kanë konfirmuar mediat shtetërore ruse.

Assad dhe anëtarët e familjes së tij mbërritën në kryeqytetin rus të dielën, tha një burim i Kremlinit për agjencinë e lajmeve TASS.

“Rusia, për arsye humanitare, u ka dhënë atyre azil”, ka deklaruar burimi për Sky.

Vendndodhja e Asadit u konfirmua pasi agjencitë ruse të lajmeve thanë se Moska kishte arritur një marrëveshje me udhëheqësit e opozitës siriane. Një burim tha se rebelët kanë garantuar sigurinë e bazave ushtarake ruse dhe institucioneve diplomatike në Siri.

Assad u largua nga kryeqyteti sirian i Damaskut pasi qeveria e tij ra pas një ofensive të rrufeshme nga forcat kundër regjimit në të gjithë vendin - duke i dhënë fund sundimit të tij 24-vjeçar.

Vendndodhja e tij, si dhe e gruas së tij Asma dhe dy fëmijëve të tyre, fillimisht nuk dihej. Rusia tha se Assad ishte larguar nga Siria pas negociatave me grupet rebele.

Të fundit