Flash News

Bota

Mosmarrëveshjet për Brexit, BE propozime për reduktimin e kontrolleve doganore në Irlandën veriore

Mosmarrëveshjet për Brexit, BE propozime për reduktimin e
Maros Sefcovic

Bashkimi Evropian ka ofruar të reduktojë kontrollet doganore dhe dokumentet për produktet britanike të destinuara për në Irlandën Veriore me shpresën për të shmangur një përplasje të re të Brexit me Mbretërinë e Bashkuar.

Oferta ishte pjesë e një sërë propozimesh të gjera për të zgjidhur problemet në marrëveshjet tregtare pas Brexit në Irlandën e Veriut, për të cilat Londra thotë se po rigjallërojnë tensionet ndër-komunitare, raportojnë mediat e huaja.

Një ekip negociatorësh të BE -së i dorëzuan propozimet në Londër, një ditë pasi ministri britanik i Brexit, David Frost tha se politika aktuale mbi Irlandën e Veriut - e njohur si protokolli - duhet të ndryshohet.

Ekzekutivi i BE tha se masat mund të përgjysmojnë dokumentet doganore dhe të shkurtojnë kontrollet mbi mishin, qumështin dhe produktet e tjera ushqimore që vijnë në Irlandën Veriore nga Britania me 80 përqind.

“Unë kam dëgjuar dhe jam angazhuar me aktorët e Irlandës Veriore. Propozimet e sotme janë përgjigja jonë e vërtetë ndaj shqetësimeve të tyre", tha nënkryetari i Komisionit Evropian Maros Sefcovic.

Të fundit