Flash News

Bota

Moti ekstrem me reshje shiu, 67 persona humbin jetën në Gjermani dhe Belgjikë

Moti ekstrem me reshje shiu, 67 persona humbin jetën në Gjermani dhe

Të paktën 67 njerëz kanë humbur jetën në Gjermani dhe Belgjikë pasi reshjeve të shumta të cilat bënë që lumenjtë të shpërthenin brigjet e tyre.

Shumica e viktimave ishin në Gjermani, por nëntë vdiqën në Belgjikë, duke përfshirë një vajzë 15-vjeçare.

Zonat e Rheinland-Pfalzit dhe Nordrhein-Westfalenit u goditën më keq, por Holanda është prekur gjithashtu keq.

Shi më i madh parashikohet në të gjithë rajonin të Premten, ndërsa zyrtarët lokalë kanë fajësuar ndryshimin e klimës.

Armin Laschet, Kryeministri i Nordrhein-Westfalen, fajësoi motin ekstrem në ngrohjen globale gjatë një vizite në një zonë të goditur rëndë, shkruan BBC.

"Ne do të përballemi me ngjarje të tilla pa pushim, dhe kjo do të thotë se duhet të përshpejtojmë masat e mbrojtjes së klimës ... sepse ndryshimi i klimës nuk është i kufizuar në një shtet," tha ai.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, por lidhja e çdo ngjarjeje të vetme me ngrohjen globale është e komplikuar.

Të fundit