Flash News

E-TJERA

Moti i keq në Gjirokastër: 400 familje pa energji elektrike në zonat malore

Moti i keq në Gjirokastër: 400 familje pa energji elektrike në

Moti i keq vazhdon të përfshijë Qarkun e Gjirokastrës, ku reshjet e shiut me intensitet mesatar kanë krijuar probleme, veçanërisht në furnizimin me energji elektrike.

Sipas raportimeve, rreth 400 familje në zonat malore të këtij qarku vijojnë të përballen me ndërprerje të energjisë për shkak të defekteve teknike në rrjet dhe stakimeve të shpeshta.

Nga ana tjetër, reshjet nuk kanë shkaktuar probleme me përmbytjet, ndërsa nivelet e lumenjve Drino dhe Vjosë mbeten brenda parametrave normalë për këtë periudhë të vitit.

Autoritetet lokale janë në gatishmëri për të përmirësuar situatën dhe për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme për riparimin e rrjetit të energjisë elektrike. Ndërkohë, qytetarët që jetojnë në zonat e prekura mbeten në pritje të zgjidhjes së këtyre problemeve të vazhdueshme.

Të fundit