
Mungesë mjekësh dhe krizë financiare në spitale, DW: Si do të shërohet sistemi i sëmurë shëndetësor i Gjermanisë?
Mungesë mjekësh, krizë financiare në spitale, standarde të dobëta digjitalizimi. Ministri gjerman i Shëndetësisë i Gjermanisë, Lauterbach synon një reformë të gjerë në sistemin shëndetësor, por ndeshet me kritika. Kur ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach flet për reformën, dëgjohen fjalë si revolucion, sipas tij, reforma e re nuk është asgjë më pak se një revolucion. Në një konferencë vjetore të mjekëve në fillim të majit, ministri gjerman i Shëndetësisë, i cilësoi planet reformuese për të cilat ishte punuar për dy vjet, si "Zeitenwende" - Kthesë epokale- në kujdesin shëndetësor gjerman - një aludim ky për kthesën ushtarake që bëri të ditur, kancelari, Olaf Scholz pas agresionit rus kundër Ukrainës në shkurt 2022.
Frika nga rritja e kontributeve të sigurimit shëndetësor
Rreth 15 projektligje të ndryshme janë në "fazën kritike", tha Lauterbach para mjekëve, të gjitha këto janë pjesë e përpjekjes së madhe për të trajtuar një sërë problemesh me të cilat përballet sistemi shëndetësor i Gjermanisë - duke përfshirë: Shumë pak mjekë, shumë shtretër spitalor bosh, presion të lartë financiar mbi spitalet dhe standarde të dobëta të dixhitalizimit.
Por qëndrimet mbi këto plane janë të ndara: shoqatat e mjekëve kanë vlerësuar pozitivisht planet e Lauterbach, ndërsa sigurimet shëndetësore kanë paralajmëruar se kjo mund të çojë në kontribute edhe më të larta. Dirk Heinrich, mjek specialist dhe kryetar i shoqatës së mjekëve Virchowbund, tha për DW, se reformat janë me "dritë-hije". Eugen Brysch, kryetar i Organizatës për Mbrojtjen e Pacientëve, "Deutsche Stiftung Patientenschutz" e kritikoi Lauterbach. "Ministri Federal i Shëndetësisë ka shumë ide. Por është e dyshimtë nëse ato janë praktike," tha ai për DW.
Mënyrë e re pagese për spitalet
Megjithatë në nga planet më të mëdha dhe më të diskutueshme të Lauterbach u miratua nga kabineti qeveritar i Olaf Scholz para pak ditëh - një reformë spitalore që do të ndryshojë mënyrën e financimit të spitaleve gjermane dhe do të vendosë standarde të reja të kujdesit shëndetësor.
Gjermania ka numrin më të madh të shtretërve spitalorë për frymë në Bashkimin Evropian (7.9 shtretër për 1000 banorë - mesatarja e BE-së është 5.3), por mbajtja e tyre është e shtrenjtë. Sipas Lauterbach, kjo i çoi shumë spitale në prag të falimentimit. Rezultati është se shumë pacientë qëndrojnë në spital në mënyrë të panevojshme, me qëllim që spitalet të mund të tërheqin para shtesë nga siguruesit shëndetësorë - gjë që nga ana tjetër rrit kostot shëndetësore të të gjithë vendit dhe kontributet e sigurimeve.
Reforma e re parashikon që spitalet të mos paguhen më për trajtim – përkundrazi, ata do të kenë të ardhura të garantuara për të ofruar shërbime të caktuara. Shpresa është që kjo të lehtësojë presionin financiar mbi spitalet që kryejnë sa më shumë operacione dhe trajtime, edhe nëse nuk janë të kualifikuar për t'i kryer ato.
Reforma supozohet të sigurojë që pacientët që kanë nevojë për trajtime komplekse të dërgohen më herët tek specialistët. Kjo, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, do të zvogëlojë kostot shëndetësore në plan afatgjatë, pasi pacientët kanë një shans më të mirë për t'u kuruar dhe kanë më pak gjasa të bien viktimë e gabimeve. Lauterbach pret nga kjo reformë të shpëtojë dhjetëra mijëra jetë në vit.
Një numër i madh spitalesh
"Reforma spitalore është e drejtë dhe e rëndësishme," thekson Heinrich për DW. "Ne kemi shumë spitale, por ajo që po ndodh tani është shumë pak. Reformimi i spitaleve pa një reformë gjithëpërfshirëse të trajtimit ambulator dhe pa reformën e sistemit të emergjencës nuk do të sjellë ndonjë ndryshim."
Edhe Eugen Brysch shprehet skeptik. "Në fushën e kujdesit mjekësor ambulator, të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe personat e varur nga kujdesi shëndetësor do ta kenë pothuajse të pamundur të gjejnë një mjek të ri”, thekson Brysch.
Një problem tjetër: Gjermania lufton me mungesën e mjekëve në zonat rurale, pasi jo shumë mjekë duan të jetojnë në këto zona. Ministria e Shëndetësisë dëshiron ta zgjidhë këtë problem duke u ofruar klinikave në zonat rurale para shtesë. Por Eugen Brysch mendon, se "fakti që tani po krijohen mundësi më të mira fitimi nuk do të çojë automatikisht tek më shumë mjekë në zonat rurale. Në fund të fundit, faktorë të tjerë gjithashtu luajnë një rol."
Të paktën një çështje u zgjidh me reformat e fundit: Kufiri i pagesave për mjekët e përgjithshëm. Mjekët janë ankuar prej kohësh për këtë kufi buxhetor - dhe herë pas here kanë hyrë në grevë për të, sepse kjo i detyron shpesh ata të trajtojnë pacientët falas. Ky ndryshim, shpreson Lauterbach, do t'u japë mjekëve më shumë stimuj për të marrë më shumë pacientë. Dirk Heinrich nga shoqata e mjekëve e e mirëpriti reformën, por thekson se ajo nuk shkon aq larg sa duhet. "Ndalon përgjysmë, sepse buxhetet mbeten në vend për mjekët specialistë”, shprehet ai. "Nuk i sjellë asgjë një pacienti, nëse ai merr një takim më shpejt te mjeku i familjes, por më pas duhet të presë me muaj për një specialist."
Disa reforma më të vogla janë më pak të diskutueshme: Psh. ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach dëshiron që çdo pacient të ketë një dosje të vetme mjekësore digjitale që tregon trajtimet dhe rezultatet e testeve nga të gjithë mjekët që e kanë trajtuar. Ka gjithashtu plane për të reduktuar kohën e pritjes në klinika duke i lejuar mjekët të kryejnë konsultime online ose me telefon dhe të japin ilaçe për një vit për njerëzit me sëmundje kronike. Deri më tani, pacientëve të tillë u është dashur të paraqiten te mjeku çdo tre muaj për të rinovuar recetat e tyre.
Po ashtu atlasi spitalor tanimë është prezent në internet. Ai u mundëson pacientëve të krahasojnë spitalet duke përdorur një përmbledhje të opsioneve të trajtimit, numrave të rasteve të trajtuara dhe numrit të komplikimeve, si dhe informacione mbi kualifikimin e personelit të spitalit./DW
Të fundit



Dështon edhe tentativa e 36-të, Kosova ende pa Kuvend të ri
23 Qershor 2025, 12:17
Rinumërimi/ Dogjani përplaset me Ilir Rusmalin: Vidhni vota, me çfarë të drejte?
23 Qershor 2025, 11:59

SHBA i kërkon Kinës të ndalojë Iranin nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit
23 Qershor 2025, 11:10

Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran, pas bombardimeve amerikane
23 Qershor 2025, 10:35
Paraqitet në SPAK Majlinda Bufi
23 Qershor 2025, 10:18

Gjeneralët iranianë kërcënojnë SHBA-në me 'përgjigje vendimtare'
23 Qershor 2025, 09:46
Evakuohen nga Izraeli edhe 4 shqiptarë të tjerë
23 Qershor 2025, 09:31
Rezidencat qeveritare që kthehen në hotele “qira” mujore, nga 850 mijë lekë në 1.5 mln lekë
23 Qershor 2025, 09:12
Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kukës, shtëllungat e tymit përhapen drejt qytetit
23 Qershor 2025, 08:52
Pse disa aleatë kryesorë të Teheranit kanë qëndruar jashtë konfliktit Izrael-Iran?
23 Qershor 2025, 08:34
PPP e sterilizimit drejt mbylljes, kosto reale 53% më shumë se kontrata
23 Qershor 2025, 08:19
Plagosje me armë zjarri në Shkodër, arratiset autori
23 Qershor 2025, 08:04
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
23 Qershor 2025, 07:50
Temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i motit për sot
23 Qershor 2025, 07:40
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
23 Qershor 2025, 07:22
Krim brenda familjes në Greqi, 61-vjeçari vret prindërit e tij të moshuar
22 Qershor 2025, 21:57
Sulmet ajrore të SHBA-së/ Paralajmëron Irani: Loja nuk ka mbaruar!
22 Qershor 2025, 21:29
Bombardimet e SHBA/ Teologu shqiptar në Iran: Kishte informacion për sulmin!
22 Qershor 2025, 21:09
Grushta, spraj dhe piper, shqiptarët përleshen me efektivët në Itali! Përfundojnë në qeli
22 Qershor 2025, 20:48
SHBA përfshihet në luftë, pse Trump mori rrezikun të sulmonte Iranin?
22 Qershor 2025, 20:28
Konflikti Izrael-Iran rrit tensionet globale: A rrezikohet ekonomia shqiptare?
22 Qershor 2025, 20:02
SHBA bombardoi Iranin/ Rama: Mbështes përpjekjet e sinqerta të Trump!
22 Qershor 2025, 19:40
Mbytet turistja boshnjake në Durrës
22 Qershor 2025, 19:05

10 kritikat më të forta të raportit të PACE për zgjedhjet e 11 Majit!
22 Qershor 2025, 18:41
Aksident masiv në aksin Librazhd-Qukës, 3 të plagosur, njëri në gjendje kritike
22 Qershor 2025, 18:28
"Bashkia e Tiranës është kthyer në parodi"/ Teliti: Koha për zgjedhje të parakohshme!
22 Qershor 2025, 18:17
Ditët e nxehta të qershorit, rriten ndjeshëm vizitat në spitalin psikiatrik të Vlorës
22 Qershor 2025, 17:58
Përfshihet nga flakët një apartament në Yzberisht
22 Qershor 2025, 17:32
Aksion në veri të Kosovës, gjendet arsenal armësh në pronën e politikanit serb
22 Qershor 2025, 17:15
Irani gati të mbyllë ngushticën e Hormuzit/ Çfarë pasojash sjell për tregtinë ndërkombëtare
22 Qershor 2025, 16:50
Murtaja e bagëtive/ Shkon në 10 numri i vatrave, ja qarqet e prekura
22 Qershor 2025, 16:25
Grabiti në 2021 një argjendari në Gjirokastër, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari (EMRI)
22 Qershor 2025, 16:00
Atentati ndaj Pjetër Kazës/ Merret në pyetje Preng Gjini, zbardhet dëshmia para hetuesve
22 Qershor 2025, 15:33
"Trump ka hapur kutinë e Pandorës"
22 Qershor 2025, 15:10

Konflikti Izrael-Iran, Papa Leone XIV: Njerëzimi bërtet dhe lutet për paqe
22 Qershor 2025, 14:24
Goditet grupi kriminal në Belgjikë, mes të arrestuarve 10 shqiptarë
22 Qershor 2025, 14:00
Gara e qyteteve për turistët, Tirana më e lira, por më e zëna
22 Qershor 2025, 13:35

Shiste d*ogë në ish-Bllok, vihet në pranga 23-vjeçari
22 Qershor 2025, 12:57

Starmer mbështet sulmin e SHBA-së ndaj Iranit, thirrje Teheranit të kthehet në negociata
22 Qershor 2025, 12:20
I dënuar me 8 vite burg në Itali, arrestohet 33 vjeçari shqiptar
22 Qershor 2025, 11:54
Irani dënon sulmin amerikan ndaj objekteve bërthamore, paralajmëron pasoja
22 Qershor 2025, 11:34


Hekurudha Shqiptare përfshihet nga shkurtime kolektive të stafit
22 Qershor 2025, 10:46
SHBA ka ndryshuar rrjedhën e konfliktit - si do të përgjigjet Irani?
22 Qershor 2025, 10:24
Kanabis në kanalet kulluese, arrestohet 48-vjeçari në Fier
22 Qershor 2025, 10:06
Shqiptarët ‘pushtojnë’ New York-un, mijëra njerëz marshojnë në paradën Kuq e Zi
22 Qershor 2025, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
22 Qershor 2025, 09:27
A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira
22 Qershor 2025, 09:12
SHBA bombardon Iranin, godet tre objekte bërthamore të Teheranit
22 Qershor 2025, 08:53
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
22 Qershor 2025, 08:35
Parashikimi i motit/ Si do ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
22 Qershor 2025, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
22 Qershor 2025, 08:00

Presidenti iranian: Nuk do ta ndalim programin bërthamor
21 Qershor 2025, 21:46
Evropa goditet nga vala e parë e të nxehtit: Deri në 40°C pritet fundjava
21 Qershor 2025, 21:19
Borussia Dortmund merr fitoren e parë në Botërorin e Klubeve
21 Qershor 2025, 20:56

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, dy të lënduar
21 Qershor 2025, 20:05

ChatGPT mund t’iu dëmtojë trurin, ja çfarë thotë studimi
21 Qershor 2025, 19:20

Artikulli i Fox News për Ramën, Berisha: Damkoset botërisht si ‘Ramaduro’, Maduro i Europës
21 Qershor 2025, 18:38
Lideri i opozitës në Bjellorusi lirohet pas pesë vitesh burg
21 Qershor 2025, 18:22
Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë, Vehbi Furxhi
21 Qershor 2025, 18:06
Aksident në Fier-Levan, dy të plagosur
21 Qershor 2025, 17:43
Turizëm në trafik, kur rrugët zhbëjnë suksesin
21 Qershor 2025, 17:25
Raporti që rrëzon propagandën: Shqipëria e fundit në Evropë për cilësinë e ujërave larës
21 Qershor 2025, 17:04
Broja drejt largimit nga Chelsea, 4 skuadra në bisedime për mesfushorin
21 Qershor 2025, 16:42
Irani konfirmon vdekjen e shkencëtarit të dhjetë bërthamor
21 Qershor 2025, 16:24
Artikulli i Fox News për Ramën, reagon LaCivita: Autokrati i Europës, armiku i Trumpizmit
21 Qershor 2025, 16:07
Ballkani si depo për migrantë?
21 Qershor 2025, 15:49

Khamenei emëron pasardhësit e mundshëm nëse vritet
21 Qershor 2025, 15:10
Rinumërimi/ Kaso për Kolegjin Zgjedhor: Noter i vendimeve të KQZ, nxitoi të mbyllë procesin
21 Qershor 2025, 14:52

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së
21 Qershor 2025, 14:29
Gazetari publikon shifrat: 39 mijë shqiptarë lanë vendin në 19 muaj
21 Qershor 2025, 14:06
Lobimi i LSI, Meta akuza të forta Endrit Braimllarit: Prej firmave të tij jam sot në burg
21 Qershor 2025, 13:40

Izraeli thotë se ka eliminuar një tjetër komandant të lartë iranian
21 Qershor 2025, 12:43

Irani dhe Izraeli shkëmbejnë sulme të reja, Teherani refuzon bisedimet me SHBA-në
21 Qershor 2025, 12:00
PD: Parregullsitë në procesin e votimit nga Diaspora, përgjegjësi e KQZ-së dhe DHL-së
21 Qershor 2025, 11:36
VIijon ngërçi, dështon për të 35-në herë konstituimi i Kuvendit
21 Qershor 2025, 11:14
Policia e Tiranës sekuestron 500 mijë euro, procedohet pronarja e një pike këmbimi valutor
21 Qershor 2025, 10:55
Raporti: Kadastra injoron Kuvendin dhe rekomandimet e KLSH-së
21 Qershor 2025, 10:35
Makina humb kontrollin në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi
21 Qershor 2025, 10:14

Dështoi plot 34 herë, sot përpjekje e re për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
21 Qershor 2025, 09:37