Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Municion për Ukrainën, DW: BE po planifikon të zgjerojë prodhimin deri në 1 milionë sasi

BE planifikon të zgjerojë prodhimin e municioneve deri në një 1 milionë sasi për të ndihmuar Ukrainën. Prodhuesit e armëve do të marrin për këtë deri në 1 miliardë euro.
Në muajt e fundit është raportuar shpesh, se Ukrainës po i mbaron municioni në luftë kundër agresorit rus. Tani BE ka paraqitur një plan, i cili parashikon zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit të armëve përtej 12 muajve të ardhshëm.
“Industria europiane e mbrojtjes duhet të mendohet si të kalojë në prodhimin e ekonomisë së luftës”, është shprehur Thierry Breton, komisioner i BE për industrinë e mbrojtjes dhe tregun e brendshëm në Bruksel. Bëhet fjalë për zgjerimin e prodhimit aktual, modernizimin e prodhimit e ngritjen e fabrikave të reja të prodhimit, ka thënë funksionari i lartë i BE.
Koncernet europiane të armatimit, sipas planit të ri të BE do të marrin deri në 500 milionë euro nga buxheti i përbashkët i unionit. Disa projekte të tjera do duhet të bashkëfinancohen nga vendet anëtare, e për to do të jenë në dispozicion edhe 500 milionë euro të tjera.
“Mendoj, se në 12 muajt e ardhshëm do të mund të zgjerojmë kapacitetet e prodhimit në Europë me mbështetjen përkatëse deri në 1 milionë sasi municioni”, tha Breton pa përmendur, se sa i lartë është prodhimi aktual. Ky është sekret i ruajtur i mirë. Komisioneri i BE shpreson që propozimi të miratohet deri në qershor. Iniciativa e re e shtrirë për dy vjet do t’u mundësojë vendeve anëtare të marrin para nga fondi miliardësh i BE i rindërtimit pas Coronës.
Një plan me tre shtylla
Tek ky njoftim i BE bëhet fjalë për shtyllën e tretë të planit të vendeve anëtare në vlerë prej 1 miliardë eurosh. Shtylla e parë parashikon që vendet e BE të dërgojnë armë në Ukrainë nga rezervat e tyre e një pjesë e këtyre dërgesave do të zëvendësohet. Një procedurë që përdoret tanimë.
Estonia për shembull u kritikua, se me gjasë përdor fondet e përbashkëta të BE për të ripërtërirë rezervat e vjetra ushtarake, por Talini i hodhi poshtë kritikat. Shtylla e dytë parashikon sigurimin e përbashkët të municionit për Ukrainën. Këtu ka vonesa për shkak të përplasjeve politike në prapaskenë.
Vendet e BE nuk kanë qenë të një mendimi, kur bëhej fjalë që porosi voluminoze të jepeshin tek koncerne armatimi jashtë BE. Këtë javë ambasadorët e BE i sheshuan dallimet, sipas presidencës suedeze të BE dhe hapën rrugën për sigurimin e përbashkët të municionit.
BE nis një udhë të re
Që nga sulmi rus kundër Ukrainës, BE-së i është dashur të thyejë shumë tabu. Europa u krijua si projekt paqeje pas tmerrit të Luftës së Dytë Botërore, si pasojë përdorimi i përbashkët i armatimeve për rajone në luftë ishte i ndaluar. Por shpërthimi i luftës në Ukrainë, para derës së BE dhe vendimi për të mbështetur Kievin në luftë kundër Moskës solli ndryshimin: U krijua një mekanizëm i re financimi për mbështetje masive ushtarake, jashtë buxhetit të BE.
“Duhet të pranojmë që BE ka nisur të përshkojë rrugë të reja”, thotë Camille Grand, nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet e Jashtme, European Council on Foreign Relations për DW. “BE për herë të parë jep fonde të BE për mbështetjen e industrisë së mbrojtjes, jo për shkencë dhe zhvillim, por vërtet për mbështetjen e industrisë së armatimit.”
Megjithatë zgjidhje të shpejta nuk ka. Sipas Grand mbetet të pritet, nëse do të arrihet efekti i dëshiruar me këto fonde. Rritja e prodhimit të armatimit është proces i vështirë, dihet se prodhimi i municionit është më i lehtë se ai i tankeve apo avionëve, por prodhimi është kompleks, me zinxhirë të komplikuar furnizimi dhe vështirësi në gjetjen e fuqisë së mjaftueshme punëtore me kualifikime përkatëse.
Sipas Grand, kapacitetet e prodhimit në BE nuk kanë qenë kurrë të lidhura me një luftë të madhe. “Nocioni ‘ekonomi lufte’ është i ekzagjeruar, por e bën të qartë se duhet të ndryshohen shumë gjëra.” Nga ana tjetër industria e prodhimit është e rezervuar, kur bëhet fjalë për rritje masive të kapaciteteve të prodhimit, të cilat shpejt pas përfundimit të luftës do duhet të reduktohen sërish. Iniciativat e BE dhe NATO-s duan t’i japin një sinjal industrisë së armatimit, se investimi ia vlen , sipas Grand.
I përpin “ekonomia e luftës” fondet për luftën kundër varfërisë?
BE vërtet po ecën në rrugë të reja, po jo të gjithë janë dakord që fondet e BE që u parashikuan për të rimëkëmbur ekonomitë e BE pas pandemisë dhe mbështetur vendet më të varfra të BE, tani të përdoren për industrinë e armatimit.
Martina Michels, deputete e Parlamentit Europian për Partinë E Majta kritikon këtë aspekt të planit të BE. “Fondet strukturore të BE janë instrumentat tanë për investime afatgjata strategjike. Ato duhet të përafrojnë standartet jetësore të vendeve anëtare në të njëjtën kohë me ndryshimin strukturor të përshtatshëm me klimën.
Në asnjë mënyrë ato nuk duhet të përdoren për armatim. Ekonomia e luftës nuk është as me qëndrueshmëri sociale, as ekologjike dhe as ekonomike.”
Thierry Breton kujton se vendet anëtare do të vendosin vetë si t’i përdorin investimet, edhe për shembull për të zgjeruar një fabrikë municionesh që vitet e kaluara kishte reduktuar prodhimin. “Tek financimi duhet të veprohet shpejt, që industria të rrisë prodhimin”, kërkon komisioneri i BE./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38