Flash News

Bota

Musk: Hapat për të ndaluar Rusinë të përdorë Starlink kanë funksionuar

Musk: Hapat për të ndaluar Rusinë të përdorë

Drejtori ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk, tha të dielën se masat e marra nga kompania e tij për të ndaluar përdorimin e paautorizuar të Starlink nga Rusia duket se kanë dhënë rezultate.
Ai e deklaroi këtë në rrjetin social X.

"Duket se hapat që ndërmorëm për të ndaluar përdorimin e paautorizuar të Starlink nga Rusia kanë funksionuar. Na tregoni nëse duhet bërë më shumë", shkroi Musk.

Në këtë mënyrë, ai po i përgjigjej sot një postimi në Twitter nga Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, të enjten, në të cilin ai falënderoi Presidentin e SpaceX, Gwynne Shotwell, dhe Elon Musk për reagimin e tyre të shpejtë ndaj lajmit se Rusia po përdorte dronë të pajisur me sistemin e internetit Starlink.

Sipas Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, forcat ruse po përdorin gjithnjë e më shumë sistemet amerikane Starlink në dronë sulmi për të kapërcyer aftësitë e luftës elektronike të Ukrainës dhe për të rritur efektivitetin dhe saktësinë e sulmeve të tyre.

Të fundit