Flash News

Bota

Mutacioni i Covid-19, BE u kërkon vendeve të heqin ndalimet e udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar  

Mutacioni i Covid-19, BE u kërkon vendeve të heqin ndalimet e

Vendeve të BE u është kërkuar të heqin ndalimet e tyre të udhëtimit në MB për të lejuar udhëtime thelbësore dhe për të minimizuar ndërprerjen e tregtisë.

Dhjetëra vende kanë bllokuar njerëzit që vijnë nga Britania për shkak të frikës për variantin e ri të koronavirusit që thuhet se është shumë më i transmetueshëm.

Ambasadorët e Bashkimit Evropian po takohen për të gjetur një politikë të përbashkët për lidhjet me Mbretërinë e Bashkuar, pasi dhjetra vende pezulluan udhëtimet mes alarmit për një variant të ri të koronavirusit.

Ata do të marrin në konsideratë një rekomandim nga Komisioni Evropian për heqjen e kufizimeve.

Por vendet anëtare të BE-së janë të lira të përcaktojnë rregullat e tyre mbi kontrollet e kufijve dhe mund të vazhdojnë me politikat e tyre. Franca dhe Britania e Madhe po përpiqen të arrijnë një marrëveshje për t'i dhënë fund përçarjes në Kanal, shkruan BBC.

Varianti i ri duket të jetë më i transmetueshëm, por nuk ka asnjë shenjë se është më vdekjeprurës. Pothuajse të gjitha 27 vendet anëtare të BE tani po bllokojnë udhëtarët nga MB.

Dega ekzekutive e BE, Komisioni Evropian, rekomandoi anëtarët e saj të lejojnë njerëzit të udhëtojnë në vendin e tyre të banimit me kusht që të marrin një test Covid-19 ose të vetë-izolohen. Por shton po ashtu se udhëtimet jo-të domosdoshme të shmangen.

KE kërkon që personeli i transportit në BE, të tilla si shoferët e kamionëve, duhet të përjashtohen nga kufizimet e udhëtimit dhe testimi i detyrueshëm.

Komisioni lëshoi ​​rekomandimet e tij ndërsa Franca dhe Britania e Madhe po përpiqen të arrijnë një marrëveshje mbi rihapjen e kufirit të Francës dhe udhëtimin për tregtinë.

"Flukset e ngarkesave duhet të vazhdojnë të pandërprera," tha komisioni,

Ambasadorët e BE po konsiderojnë miratimin e rregullave, por pavarësisht kësaj vendet ka të ngjarë të vazhdojnë me politikat e tyre, raporton Gavin Lee i BBC nga Brukseli.

 

Të fundit