Flash News

Bota

NATO do të dërgojë më shumë trupa në Evropën Lindore, Stoltenberg: Kjo krizë na prek të gjithëve

NATO do të dërgojë më shumë trupa në Evropën

Udhëheqësit e NATO-s thonë se po dërgojnë më shumë trupa në Evropën Lindore pas pushtimit të Rusisë.

“Askush nuk duhet të mashtrohet nga breshëria e gënjeshtrave të qeverisë ruse”, thonë 30 liderët në një deklaratë të përbashkët.

NATO i bën thirrje Moskës që të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina dhe "të kthehet prapa nga rruga e agresionit që ka zgjedhur".

“Vendimi i Presidentit Putin për të sulmuar Ukrainën është një gabim i tmerrshëm strategjik, për të cilin Rusia do të paguajë një çmim të rëndë, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht, për vitet në vijim”, thuhet në deklaratë.

Për dërgimin e trupave në Evropën Lindore, NATO thotë se "do të bëjë të gjitha dislokimet e nevojshme për të siguruar parandalim dhe mbrojtje të fortë dhe të besueshme".

“Masat tona janë dhe mbeten parandaluese, proporcionale dhe jo shkallëzuese”, shton ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po mbajti një konferencë shtypi nga selia e aleancës së mbrojtjes në Bruksel, pas një takimi të përfaqësuesve të NATO-s dhe u thotë gazetarëve se Rusia "ka prishur paqen në Evropë". Ai shton: “Mendimet tona janë me të vrarët e plagosur dhe të zhvendosur”.

Ai i bën thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë sulmin e saj, të tërheqë forcat e saj nga Ukraina dhe të rihyjë në dialogun paqësor.

"Kjo krizë na prek të gjithëve", shtoi ai.

Stoltenberg thotë se “objektivat e Kremlinit nuk kufizohen vetëm në Ukrainë” . 

Të fundit