Flash News

Bota

NATO paralajmëron pasoja të rënda nëse Rusia përdor armë bërthamore

NATO paralajmëron pasoja të rënda nëse Rusia përdor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar pasoja të rënda për Rusinë nëse Vladimir Putin do të përdorte armë bërthamore në Ukrainë, mes retorikës së përshkallëzuar nga Moska dhe aleatët e saj, raporton Financial Times.

“Retorika bërthamore është e rrezikshme. Është e pamatur”, tha Stoltenberg për Meet The Press të NBC të dielën. Çdo përdorim i armëve bërthamore do të ndryshonte natyrën e konfliktit në Ukrainë”, tha Stoltenberg. “Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë. Dhe ky është një mesazh që NATO dhe aleatët e NATO-s ia përcjellin qartë Rusisë”, tha ai.

Vërejtjet e Stoltenberg pasojnë disa nga retorikat më të mprehta të Putinit deri më sot mbi gatishmërinë e Moskës për të përdorur forcën bërthamore ndërsa fushata e saj ushtarake pëson disfata në Ukrainë.

Udhëheqësit perëndimorë dhe zyrtarët e qeverisë besojnë se ky kërcënim është rritur që nga e premtja, kur Putini aneksoi zyrtarisht pjesë të Ukrainës lindore dhe jugore dhe e shpalli atë territor rus.

Të fundit