Flash News

Bota

Ndahet nga jeta gazetari i njohur italian, Piero Angela

Ndahet nga jeta gazetari i njohur italian, Piero Angela

Është ndarë nga jeta gazetari i njohur italian, Piero Angela.

Mediet italiane raportojnë se lajmin e ndarjes nga jeta të Angelas e ka dhënë djali i tij, Alberto, përmes një postimi në Facebook. “Udhë të mbarë babi”, shkroi Alberto.

Piero Angela, i lindur në Torino më 22 dhjetor 1928, ishte një shkrimtar shkencor, gazetar, prezantues televiziv dhe eseist italian.

I njohur mbi të gjitha si krijues dhe prezantues i transmetimeve të stilit anglo-saksone, me të cilat i dha jetë një rryme dokumentare të televizionit italian dhe për gazetarinë e tij shkencore të shprehur edhe në botime të shumta jo shkencore.

Ai filloi karrierën e tij si radio reporter, më vonë u bë korrespondent dhe më pas u vendos si drejtues i programit të lajmeve Rai. Në nëntor 2017, Universiteti i Mesinës i dha një doktoratë nderi në Biologjinë e Aplikuar dhe Mjekësinë Eksperimentale.

Të fundit