Flash News

Bota

Ndahet nga jeta “gjyqtari më i mirë në botë” pas betejës me kancerin

Ndahet nga jeta “gjyqtari më i mirë në botë” pas

Frank Caprio, gjyqtari i dashur nga miliona njerëz në mbarë botën dhe i njohur për vendimet e tij të mbushura me mëshirë e humanizëm, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

 Ai u shua pas një beteje të gjatë me kancerin pankreatik.

"Familja e tij bëri të ditur lajmin e hidhur përmes një deklarate ku theksohej se Caprio u nda nga jeta i qetë, i rrethuar nga më të dashurit e tij. “Ai ishte një bashkëshort i përkushtuar, baba, gjysh, stërgjysh dhe mik i paharrueshëm,” shkruhet në mesazhin e familjes.

Caprio fitoi famë botërore përmes programit televiziv Caught in Providence (2018–2020), ku gjykonte çështje të vogla dhe gjoba duke i kthyer ato në momente prekëse, të mbushura me humor dhe mirëkuptim.

 Ai trajtonte çdo qytetar me dinjitet dhe nuk ngurronte të falte ose të tregonte dhembshuri kur rrethanat e justifikonin. Për këtë arsye, publiku i dha nofkën “gjyqtari më i mirë në botë”.

Të fundit