Flash News

Bota

Ndahet nga jeta ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi

Ndahet nga jeta ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi.

Sipas mediave italiane, Berlusconi u shtrua në spital katër ditë më parë në San Raffaele. Berlusconi u nda nga jeta mëngjesin e sotëm. Në prill ai u trajtua për një infeksion të mushkërive të lidhur me një rast të pazbuluar më parë të leuçemisë kronike.

Berlusconi ishte biznesmeni dhe politikani italian që ndryshoi Italinë, nga vija e frontit në të fundit. Ai ka qenë katër herë kryeministër dhe i njohur nga të gjithë si Il Cavaliere, pasi ka marrë Urdhrin e Meritës për Punë në vitin 1977, nga i cili hoqi dorë pas një dënimi penal në vitin 2014.

Perandoria Mediaset është simboli i tij i sipërmarrjes që ka shënuar fuqishëm kulturën masive dhe imagjinatën kolektive italiane e të huaj.

Të fundit