Flash News

Bota

Ndahet nga jeta ish-kryeministri turk, Mesut Yilmaz

Ndahet nga jeta ish-kryeministri turk, Mesut Yilmaz
Mesut Yilmaz

Ish-kryeministri i Turqisë gjatë në viteve ’90, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 73-vjeçare.

Ishte mjeku Ozgur Samilgil, i cili njoftoi për vdekjen e Yılmaz, pasi kishte vite që vuante nga kanceri i mushkërive.

Më 5 maj, Yılmaz iu nënshtrua një operacioni në tru, ku mjekët thanë se gjendja e tij shëndetësore ishte e qëndrueshme.

Yılmaz, ish-kryetar i partisë "Anavatan” (”Mëmëdheu”) u emërua si kryeministër tri herë në periudhën prej vitit 1991 deri në 1999, duke shërbyer si kryeministër për një periudhë prej dy vjetësh në total.

I lindur më 6 nëntor të vitit 1947, ish-kryeministri ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, njëri prej të cilëve ndërroi jetë në vitin 2017.

Të fundit