Flash News

Bota

Vritet ish-zyrtari i administratës Trump

Vritet ish-zyrtari i administratës Trump

Mike Gill, ish-zyrtari i administratës Trump, i cili u qëllua gjatë një sulmi në Uashington, DC, ka ndërruar jetë.

Gill, i cili më parë ka punuar në Komisionin Amerikan të Tregtisë së të Ardhmeve të Mallrave nën drejtimin e ish-Presidentin Donald Trump, u qëllua të hënën gjatë një grabitje që i mori jetën edhe një burri tjetër.

"Largimi i tij i papritur ka lënë një boshllëk në jetën tonë që nuk mund të plotësohet kurrë," tha Kristina Gill, duke e quajtur Mike Gill "jo vetëm një bashkëshort dhe baba të përkushtuar, por edhe një djalë, vëlla dhe mik të dashur".

Gill punoi si nënkryetar i lartë i tregjeve të kapitalit me Këshillin e Politikave të Strehimit, sipas biografisë së tij në faqen e internetit të këshillit. Në një deklaratë, grupi e quajti vdekjen e Gill një "humbje të madhe".

Të fundit