Flash News

Bota

Ndahet nga jeta legjenda e wrestling-ut, Hulk Hogan

Ndahet nga jeta legjenda e wrestling-ut, Hulk Hogan

Legjenda e wrestling-ut, Hulk Hogan ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare pas një sulmi në zemër.

I lindur si Terry Gene Bollea, ai ishte një nga figurat më ikonike të sportit dhe kulturës pop amerikane, veçanërisht gjatë viteve ’80 dhe ’90.

Hogan u bë simbol i epokës së artë të WWE. Ai fitoi tituj të shumtë në WWE dhe WCW, dhe ishte themelues i grupit të famshëm nWo (New World Order).

Përveç ringut, ai u shfaq në filma si Rocky III, Mr. Nanny dhe Santa With Muscles, duke u shndërruar në një figurë të dashur për publikun ndërkombëtar

 

Të fundit