Flash News

Bota

Ndahet nga jeta presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli

Ndahet nga jeta presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli

Është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Mediet e huaja raportojnë, se Sassoli ka ndërruar jetë në Itali. Lajmin e ka njoftuar zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo.

Sipas Cuillo, Sassoli qëndronte i shtruar në një spital në Itali që prej 26 Dhjetorit, për shkak të një komplikacioni në sistemin imunitar.  Sassoli, një politikan italian i qendrës së majtë, u trajtua gjithashtu në një spital francez për pneumoni në shtator.

Sassoli, ka qenë president i parlamentit me 705 vende që nga viti 2019. Mandati i tij do të përfundonte këtë muaj dhe ai nuk pritej të kërkonte një të dytë.

Për shkak të sëmundjes, ai nuk ishte në gjendje të kryesonte parlamentin me bazë në Strasburg në javët e fundit dhe humbi ngjarjen vjetore të Komisionit Evropian për gjendjen e unionit në shtator.

David Sassoli ka qenë ndër ta që ka qenë pro integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Ai deklaroi dy vite më parë se shqiptarët e meritojnë integrimin në BE.

Të fundit