Flash News

Bota

Ndërprerja e përkohshme në aeroportet britanike shkakton kaos

Ndërprerja e përkohshme në aeroportet britanike shkakton kaos

Një defekt teknik ka çuar në pezullimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve dalëse këtë pasdite nga aeroportet kryesore të Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë Londrën, Edinburgun dhe Birmingamin. Ndërkohë, fluturimet hyrëse kanë vijuar normalisht, pa u prekur nga situata.
Rreth orës 17:00 me orën lokale, autoritetet njoftuan rifillimin gradual të nisjeve, pas ndërhyrjes teknike që stabilizoi pjesërisht sistemin.

Sipas deklaratës zyrtare të NATS autoriteti britanik i kontrollit të trafikut ajror kufizimet në hapësirën ajrore të Londrës u vendosën për arsye sigurie deri në rivendosjen e plotë të funksionalitetit.
Pas orës 18:30, NATS konfirmoi se problemi ishte zgjidhur, por paralajmëroi se pasagjerët mund të përballen me vonesa dhe ndryshime në oraret e fluturimeve gjatë mbrëmjes.
“Rekomandojmë pasagjerëve të verifikojnë udhëtimin e tyre me linjat ajrore përpara nisjes. Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të krijuar,” tha një zëdhënës i aeroportit.
Autoritetet vijojnë të mbikëqyrin situatën, ndërsa trafiku pritet të normalizohet progresivisht në orët në vijim.

Të fundit