Flash News

Bota

Ndërron jetë diplomati i njohur George Shultz, këshilloi Clintonin që të bombardonte Serbinë

Ndërron jetë diplomati i njohur George Shultz, këshilloi

George P. Shultz, ish-sekretar amerikan i Shtetit për 6 vjet gjatë mandatit të Ronald Reaganit, ka ndërruar jetë. Washington Post shkruan se Shultz ndërroi jetë një natë më parë më parë në shtëpinë e tij, në moshën 100-vjeçare.

Ishte Instituti Hoover në Universitetin e Stanfordit, ku Dr. Shultz dha kontributin e tij për një kohë të gjatë pasi u dorëhoq si sekretar i shtetit më 1989-ën, ai që njoftoi për këtë humbje.

George P. Shultz, i ka shërbyer presidentëve republikanë, duke nisur që nga Dwight D. Eisenhower. Ai njihej si personi që ka ndërhyrë në shuarjen e shumë konflikteve, përfshirë këtu dhe atë mes Kosovës dhe Serbisë. Ishte pikërisht George P. Shultz ai që këshilloi presidentin Bill Clinton që të bombardonte Serbinë.

George P. Shultz ka ndërhyrë për të zbutur edhe konfliktet në Lindjen e Mesme, kur Shtetet e Bashkuara po nënshkruanin një luftë të fshehtë me Amerikën Qendrore dhe marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik nuk ishin ato më të mirat.

Pas një takimi me Ministrin e Jashtëm Sovjetik të atyre viteve, Eduard Shevardandze, Shultz arriti të ‘sheshonte’ mosmarrëveshjet dhe i hapi rrugë për paqe të dy vendeve.

Të fundit