Flash News

Bota

Ndërron jetë mamaja e Michele Obama, reagimi ish-Zonjës së Parë të SHBA

Ndërron jetë mamaja e Michele Obama, reagimi ish-Zonjës së

Marian Robinson, nëna e ish-Zonjës së Parë të SHBA-së, Michelle Obama, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Në një deklaratë, familja e saj tha se Robinson kishte vdekur “në mënyrë paqësore” të premten në mëngjes.Ajo kaloi pjesën më të madhe të tetë viteve të administratës së Barack Obamës 2009-2017, duke u kujdesur për dy mbesat e saj, Malia dhe Sasha, vajzat e Michelle dhe Barack Obama.

Në një deklaratë të postuar në X, dikur në Twitter, zonja Obama e quajti nënën e saj “shkëmb, gjithmonë aty për çdo gjë që duhej”.

“Ajo ishte shkëmb i qëndrueshëm për të gjithë familjen tonë dhe ne jemi të thyer në zemër që ndajmë lajmin që ajo ndërroi jetë”, ka shkruar ajo.

 

Të fundit