Flash News

Bota

Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare Larry King, ikona e CNN

Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare Larry King, ikona e
Larry King

Larry King, drejtuesi për një kohë të gjatë i CNN, i cili u bë ikonë përmes intervistave ka humbur jetën në moshën 87 vjeçare.

Djali i tij, Shansi bëri me dije lajmin mëngjesin e kësaj të shtune.

King prezantoi "Larry King Live" në CNN për më shumë se 25 vjet. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, por King ishte shtruar në spital nga Covid-19 në fillim të janarit në Cedars-Sinai, tha një burim pranë familjes në atë kohë.

Ai luftoi me një numër problemesh shëndetësore, duke pësuar disa sulme në zemër. Në vitin 1987, ai iu nënshtrua një operacioni bajpas pesëfish, duke e frymëzuar atë për të krijuar Fondacionin e Zemrës së Larry King për të siguruar ndihmë për ata pa sigurim.

Kohët e fundit, King zbuloi në 2017 se ai ishte diagnostikuar me kancer të mushkërive dhe iu nënshtrua me sukses operacionit për ta trajtuar atë. Ai gjithashtu iu nënshtrua një procedure në 2019 për të adresuar anginën.

Të fundit