Flash News

Bota

Ndërron jetë në spital 15 vjeçari që u dhunua barbarisht në Francë

Ndërron jetë në spital 15 vjeçari që u dhunua

Në dalje të shkollës në Viry-Satillon, në rajonin e Parisit, të enjten u dhunua barbarisht nga disa persona  një 15 vjeçar. Prokuroria njofton se i riu vdiq sot.

Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes, ku adoleshenti u dhunua nga disa persona. Ai iu gjet i plagosur rëndë nga një kalimtar dhe ndërroi jetë në spital pasi iu nënshtrua një operacioni urgjent.

Ende nuk është bëre i ditur numri  i sulmueseve te tij, por flitet për tre apo katër djem, të cilët janë ende në arrati.

Sipas raportimeve, sulmi ndodhi ndërsa i riu po kthehej në shtëpi. Por kur ai ishte rreth 100 metra larg shkollës, rreth orës 16:00, disa persona me fytyrat e mbuluara me kapuç e sulmuan atë. Motivi i këtij sulmi mbetet i panjohur.

Të fundit