Flash News

Bota

Ndërron jetë papritur ministri i Bjellorusisë, pas bisedimeve sekrete për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Dyshimet

Ndërron jetë papritur ministri i Bjellorusisë, pas bisedimeve

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë ka humbur sot jetën papritmas, pasi thuhet se ka mbajtur bisedime sekrete për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Vladimir Makei, 64 vjeç, shihej si i vetmi kanal kryesor i komunikimit me Perëndimin në regjimin pro-rus të linjës së ashpër të diktatorit Alexander Lukashenko.

Vdekja e tij erdhi në mënyrë misterioze një ditë pasi ai u takua me të dërguarin e Papës Ante Jozić ku thuhet se diskutuan një plan sekret paqeje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Makei kishte qenë ministër i Jashtëm për një dekadë dhe do të priste ministrin e Jashtëm të Vladimir Putinit, Sergei Lavrov, të dielën dhe të hënën në Minsk.

Zëdhënësja e Lavrov tha se Rusia ishte "tronditur" me vdekjen e tij. Ai ishte parë si president i Bjellorusisë në rast se Lukashenko do të jepte dorëheqjen.

Ai ishte trajnuar në inteligjencën ushtarake sovjetike GRU dhe kishte një reputacion si "kardinali gri" i Lukashenkos.

Makei kundërshtoi përfshirjen e Bjellorusisë në luftën e Putinit në Ukrainë dhe kishte armiq në agjencinë e fuqishme të sigurisë KGB.



Të fundit