Flash News

Bota

Ndërron jetë Princ Khalifa i Bahreinit, kryeministri më jetëgjatë në botë

Ndërron jetë Princ Khalifa i Bahreinit, kryeministri më

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare kryeministri më jetëgjatë në botë, Khalifa bin Salman Al Bahreini.

Princi Khalifa, i cili mori detyrën pasi Bahreini fitoi pavarësinë në 1971, ka qenë duke marrë trajtim në një spital në SH.B.A., shkruan BBC.

Prej vitit 1971 kur vendi fitoi pavarësinë, Khalifa mori detyrën si kryeministër të cilën e mbajti më pak se 50 vjet.

Kur ishte në pushtet, princi u konsiderua nga disa si një njeri i ashpër dhe largimi i tij u kërkua nga protestuesit pro-demokratë gjatë një kryengritje të dështuar të Pranverës Arabe në 2011.

Ai tha se Pranvera Arabe kishte sjellë vetëm "vdekje, kaos dhe shkatërrim" dhe mohoi pretendimet se ai kishte bllokuar përpjekjet e reformës politike në Bahrein.

Në muajt e fundit në pushtet, Bahreni arriti një marrëveshje historike me Izraelin me ndërmjetësim të SHBA, duke vendosur për herë të parë lidhje diplomatike mes dy vendeve.  

Të fundit