Flash News

Bota

Ndërtesa u shemb të enjten, ende 156 persona nën rrënoja; pesë viktima të konfirmuara në Florida

Ndërtesa u shemb të enjten, ende 156 persona nën rrënoja;

Numri i viktimave nga shembja e një pjesë të ndërtesës 12 katëshe në Florida ka shkuar  në pesë, raporton BBC.  Kryebashkiakja e Miamit, Daniella Levine Cava tha se numri i të pagjeturve tashme ka rënë në 156.

"Prioriteti ynë kryesor vazhdon të jetë kërkimi dhe shpëtimi i çdo jete që mundemi," u tha ajo gazetarëve.

Shkaku i shembjes është ende i paqartë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së enjtes. Presidenti Joe Biden shkroi në Twitter se i kishte ofruar "ndihmë sipas nevojës" Guvernatorit të Florida Ron DeSantis.

"Zemra ime është me komunitetin e Surfside, ndërsa ata presin me ankth për të dashurit e tyre dhe përpjekjet e kërkimit e shpëtimit vazhdojnë", postoi ai.

Të fundit