Flash News

Bota

Ndëshkimet me sanksione, Putin: Perëndimi, një perandori gënjeshtrash

Ndëshkimet me sanksione, Putin: Perëndimi, një perandori

Presidenti rus Vladimir Putin e quajti Perëndimin një "Perandori Gënjeshtrash" ndërsa diskutoi dje mbi ekonominë me zyrtarë të lartë.

Reuters raporton se diskutimi i zyrtarëve me presidentin rus vjen pasi Perëndimi dhe SHBA-ja i vendosën sanksione të fuqishme ekonomike Rusisë, si një masë ndëshkimi për luftën që nisi në Ukrainë.

"Kryeministri Mikhail Mishustin dhe unë diskutuam këtë temë, natyrisht duke pasur parasysh sanksionet që i ashtuquajturi komunitet perëndimor, siç e quajta në fjalimin tim "perandoria e gënjeshtrës", tani po përpiqet të zbatojë kundër vendit tonë”, mësohet të ketë thënë Putin.

Ofensiva ushtarake e Vladimir Putin nis më 24 shkurt. Perëndimi, SHBA-ja dhe Britania e Madhe i kanë bërë vazhdimisht thirrje të ndalonte luftën me bombardime.

Ndaj Rusisë u morën sanksione që fillojnë nga ngrirja e llogarive bankare, heqja e transaksioneve për bankat ruse e deri te ngrirja e aseteve për Vladimir Putin dhe ministrin Sergej Lavrov.

Dje delegacionet ruse dhe ukrainase zhvilluan bisedime në Bjellorusi ku parashtruan kërkesat e tyre për t’u takuar sërish në vijim të negociatave.

Të fundit