Flash News

Bota

Ndihmonte zjarrfikësit me ujë, ndërron jetë mes flakëve 25-vjeçari në Turqi

Ndihmonte zjarrfikësit me ujë, ndërron jetë mes flakëve

Një 25-vjeçar në Turqi ka ndërruar jetë si pasojë e flakëve të zjarrit të fuqishëm që kanë pushtuar vendin.

Sipas mediave të huaja, Inahin Akdemir u akisdentua gjatë kthimit në pyll, ku shkonte për të ndihmuar zjarrfikësit me ujë, dhe mbeti i bllokuar mes vatrës së zjarrit. Flakët dhe tymi nuk e ndihmuan të riun Akdemir të mbijetonte.

Ai ishte ofruar vullnetarisht të ndihmonte zjarrfikësit në furnzimin me ujë duke e transportuar atë me një motorçiklet çdo ditë. Akdemir është viktima e katërt e zjarrit që përfshiu Turqinë Jugore.

Disa ditë më parë, ndërroi jetë një 82-vjeçar në Akseki në provincën jugore të Antalias. Ndërsa një çift të moshuarish u gjetën të vdekur, pasi u mbyllën në shtëpinë e tyre në fermë dhe nuk mundën dot të shpëtonin.  

Të fundit