Flash News

Bota

Ndihmuan mikun e Putinit të hapte llogari bankare në Zvicër, 4 bankierë gjobiten me mbi 800 mijë dollarë

Ndihmuan mikun e Putinit të hapte llogari bankare në Zvicër, 4

Katër bankierë janë gjobitur me mbi 800 mijë dollarë sepse ndihmuan mikun e presidentit rus Vladimir Putin që të lëvizte miliona dollarë përmes llogarive bankare zviceriane. Ata u shpallën fajtorë për ndihmën e violoçenlist Sergey Roldugin, i cili është quajtur “portofoli i Putinit” nga qeveria zvicerane.

Bankierët që ishin tre rusë dhe një zvicerian ndihmuan Roldugin, i cili është kumbari i vajzës së madhe të Putinit, Maria, të depozitonte miliona franga në llogaritë bankare zvicerane midis 2014 dhe 2016.

Ata u shpallën fajtorë në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Qarkut të Cyrihut dhe iu dhanë gjoba prej 809,000 dollarë.

Në Zvicër, bankat janë të detyruara të refuzojnë ose të ndërpresin marrëdhëniet e biznesit nëse ka dyshime për identitetin e palës kontraktuese.

Të fundit