Flash News

Bota

Ndikimi i pandemisë në arsim, Banka Botërore: Miliona nxënës rrezikojnë të mos kthehen më në shkolla

Ndikimi i pandemisë në arsim, Banka Botërore: Miliona

Në një raport të ri, Banka Botërore tregon se pandemia ka lënë pasoja të rënda në arsim. Ndërpreja mësimit për shkak të Covid-19 ka prekur më shumë se 1.6 miliardë nxënës.

Banka Botërore konstaton se pavarëisht se është ofruar mësim online, efektiviteti i kësaj alternative ka lënë boshllëqe. Gjithashtu shkruan se aktualisht, 21 muaj më vonë, ka ende shkolla të mbyllura për miliona fëmijë dhe të rinj dhe miliona të tjerë janë në rrezik që të mos kthehen më në arsim.

Banka Botërore shton se ky është një realitet tronditës dhe humbjet në të mësuar janë të konsiderueshme. BB thekson se është koha për të kaluar nga kriza në rimëkëmbje - dhe përtej kësaj, në sisteme arsimore elastike dhe transformuese që ofrojnë vërtet mësim dhe mirëqenie për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë.

Të fundit