Flash News

Bota

Ndodh në Gjermani, lokali i famshëm në Berlin i ndalon hyrjen Angela Merkel

Ndodh në Gjermani, lokali i famshëm në Berlin i ndalon hyrjen

Bari i famshëm në Berlin “Standige Vertretung” i ka ndaluar hyrjen kancelares gjermane, Angela Merkel, Ministrit të Financave, Olaf Scholz dhe politikanëve të tjerë pas masave shtrënguese të marra së fundmi, përfshirë edhe mbylljen e ambienteve hotelierike, raporton Spiegel.

Pronarët e lokalit, Jorn Peter Brinkmann dhe Jan Philipp Bubinger e bënë të ditur këtë lajm përmes një video mesazhi të publikuar në Facebook.

Ata e konsiderojnë kancelaren dhe bashkëpunëtorët e saj si përgjegjës për masat shtrënguese që synojnë frenimin e përhapjes së coronavirusit.

Për shkak të rikarantinimit në Gjermani, të indinjuar janë shprehur edhe pronarët e lokaleve të tjera. Ata i referohen rezultateve të hulumtimit të Institutit Robert Koch, sipas të cilave shanset e infektimit në ambiente të ngjashme hotelierike nuk i kalojnë 3 përqind.

 

 

 

Të fundit