Flash News

Bota

Ç'ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?

Ç'ndodh në Iran kur një president vdes në

Presidenti iranian Ebrahim Raisi humbi jetën pas rrëzimit të helikopterit ku udhëtonte, njoftoi të hënën një zyrtar iranian dhe agjencia e lajmeve Mehr.

Një helikopter, në të cilin ka qenë Raisi dhe ministri i tij i Jashtëm, është rrëzuar në teren malor në veriperëndim të Iranit, më 19 maj, teksa ka qenë duke u kthyer nga një vizitë prej Azerbajxhanit fqinj, dhe për pasojë të gjitha anëtarët në bord kanë vdekur. 

Por, çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?

Më poshtë Reuters ka bërë një përshkrim të shkurtër i asaj që Kushtetuta e Iranit thotë se ndodh kur një president është i paaftë ose vdes në detyrë:
* Nëse një president vdes në detyrë, neni 131 i kushtetutës së Republikës Islamike thotë se zëvendëspresidenti i parë - i cili është Mohammad Mokhber - merr detyrën, me konfirmimin e liderit suprem, i cili ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet e shtetit në Iran. 

Një këshill i përbërë nga nënkryetari i parë, kryetari i parlamentit dhe kreu i gjyqësorit, duhet të organizojnë zgjedhje të reja për president brenda një periudhe maksimale prej 50 ditësh.

Ndryshe, Raisi u zgjodh president në vitin 2021 dhe sipas kalendarit të zakonshëm zgjedhjet presidenciale të ardhshme do të mbaheshin në vitin 2025.

Tani, sipas rregullave kushtetuese, ato pritet të mbahen në fillim të korrikut.

 

Të fundit