Flash News

Bota

Ndryshe nga shumë shtete, në Britani nuk ka gjasa që të vaksinohen 12-17 vjeçarët

Ndryshe nga shumë shtete, në Britani nuk ka gjasa që të

Ndryshe nga shume vende të tjera të botës, ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar nuk kanë gjasa që të rekomandojë vaksinimin e adoleshetëve 12-17 vjeç, raporton BBC.

Disa grupeve të fëmijëve mund t'u ofrohet vetëm një dozë, por jo vaksinimin i plotë. Ditët në vijim pritet një deklaratë lidhur me këtë çështje nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin.

Qeveria më pas do të marrë një vendim përfundimtar nëse adoleshentët do të përfshihen në vaksinimin masiv. Vaksinimi i të gjithë mbi 18 vjeçarëve me një dozë  dhe 2/3 e të rriturve me një dozë të dytë deri më 19 korrik është objektivi i fundit i vendosur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Ka pasur shumë spekulime nëse fëmijët do të përfshiheshin në programin e vaksinimit kundër Covid-19, pasi rregullatori MHRA miratoi përdorimin e Pfizer në 12 deri në 15 vjeçarët.

Të fundit