Flash News

Bota

Ndryshimet klimatike, Johnson në OKB: Njerëzimi po arrin në një pikë kthese

Ndryshimet klimatike, Johnson në OKB: Njerëzimi po arrin në

Një samit i udhëheqësve botërorë mbi ndryshimet klimatike do të jetë "pika kthese për njerëzimin", tha kryeministri britanik Boris Johnson në një fjalim në Kombet e Bashkuara.

Ai paralajmëroi se rritja e temperaturës globale ishte tashmë e pashmangshme, por u bëri thirrje kolegëve të tij që të angazhohen për ndryshime të mëdha për të frenuar ngrohjen e mëtejshme.

Vendet duhet të marrin përgjegjësinë për "shkatërrimin që po bëjmë, jo vetëm mbi planetin tonë, por edhe për njerëzimin".

Kryeministri tha gjithashtu se ishte koha për të dëgjuar paralajmërimet e shkencëtarëve.

Duke vendosur theksin te takimi i nëntorit, ai tha se vendet duhet të bëjnë "ndryshime thelbësore" deri në fund të dekadës, që të parandalohet rritja e mëtejshme e temperaturave.

Johnson vlerësoi Presidentin e Kinës Xi Jinping për premtimin e tij të fundit për të ndaluar ndërtimin e centraleve të reja të energjisë me qymyr.

Por ai i bëri thirrje vendit - i cili prodhon 28% të emetimeve globale të gazrave serë - të shkojë më tej dhe t'i japë fund përdorimit të brendshëm të qymyrit, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar ishte dëshmi se kjo mund të bëhet.

Mbretëria e Bashkuar përdori qymyrin për të prodhuar 25% të energjisë elektrike të saj pesë vjet më parë - por kjo tani është në 2%. Johnson tha se do të ishte "zhdukur krejt" deri në vitin 2024.

Burimi: BBC

Të fundit