Flash News

Bota

Ndryshimet klimatike, Papa Françesku kërkon vendime radikale nga liderët botërore

Ndryshimet klimatike, Papa Françesku kërkon vendime radikale nga

Në një mesazh për BBC, Papa Françesku u ka bërë thirrje liderëve botërorë që takohen javën e ardhshme në konferencën e OKB-së për Klimën, që të ofrojnë  "përgjigje efektive" ndaj emergjencës mjedisore dhe për të ofruar "shpresë konkrete" për brezat e ardhshëm.

Nga Vatikani, Papa foli për krizat duke përfshirë pandeminë Covid-19, ndryshimet klimatike dhe vështirësitë ekonomike dhe i kërkoi botës t'u përgjigjet atyre me vizion dhe vendime radikale.

"Ne mund të përballemi me këto kriza duke u tërhequr në izolacionizëm, proteksionizëm dhe shfrytëzim", tha Papa.

Ai shprehu nevojën për "një ndjenjë të ripërtërirë të përgjegjësisë së përbashkët për botën tonë", duke shtuar se "secili prej nesh - kushdo dhe kudo që të jetë - mund të luajë rolin tonë në ndryshimin e reagimit tonë kolektiv ndaj kërcënimit të paprecedentë të ndryshimit të klimës dhe degradimi i shtëpisë sonë të përbashkët”.

Papa do të takohet më vonë në Vatikan me Presidentin e SHBA Joe Biden. Politikat e brendshme të klimës të Biden mbeten në pritje pasi partia e tij shtyu votimin për planet e tij të shpenzimeve.

Të fundit