Flash News

Bota

Ndryshimet klimatike/ Sot 50 vite nga premtimet e para, OKB: S’janë mbajtur, gjysma e njerëzimit në zonën e rrezikut

Ndryshimet klimatike/ Sot 50 vite nga premtimet e para, OKB: S’janë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për ndryshimin e klimës gjatë samitit të sotëm të Samitit Botëror Austriak.

"Kanë kaluar pesëdhjetë vjet që kur Kombet e Bashkuara mblodhën Konferencën e Stokholmit për Mjedisin Njerëzor. Por që atëherë, pak nga premtimet tona për mjedisin janë respektuar.

Më lejoni të them troç: shumica e premtimeve kombëtare për klimën thjesht nuk janë mjaft të mira”, tha Guterres në konferencën në Vjenë.

Ai bëri me dije se vitin e kaluar, emetimet globale të dioksidit të karbonit të lidhura me energjinë u rritën me 6 për qind kur duhet të binin.

Çfarë është Samiti Botëror Austriak?

Konferenca e klimës po zhvillohet sot në Vjenë, saktësisht 30 vjet pas Samitit të Tokës të vitit 1992 në Rio de Zhaneiro, ku u nënshkrua traktati i Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC).

Që nga viti 1992, janë mbajtur shumë fjalime për këtë çështje, janë bërë shumë premtime, por emetimet vazhdojnë të rriten dhe kriza klimatike dhe çështja e ndotjes janë më urgjente se kurrë.

"Përballja me një luftë në Evropë ka shkatërruar besimet e vjetra dhe tani i shton një dimension të ri temës së ndryshimeve klimatike. Kriza klimatike si dhe lufta na lënë të pushtuar nga frika dhe shqetësimet për atë që do të vijë," thuhet në faqen e internetit të samitit.  

Në konferencën e këtij viti, organizatorët shpresojnë të dërgojnë një sinjal të fortë për botën, se ka shpresë për paqe dhe një të ardhme të qëndrueshme.

Burimi: Euronews

Të fundit