Flash News

Bota

Në burg për korrupsion, lideres së parë demokratike në Korenë e Jugut i falet dënimi

Në burg për korrupsion, lideres së parë demokratike në

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in i dha faljen ish-presidentes Park Geun-hye, e cila ishte në burg pasi u dënua për korrupsion, raportojnë mediat e huaja.

Park, 69-vjeç, u bë liderja e parë e zgjedhur në mënyrë demokratike e Koresë së Jugut dhe u shkarkua nga detyra kur Gjykata Kushtetuese miratoi një votim parlamenti në vitin 2017, kur ajo rezultoi e përfshirë në një skandal që çoi gjithashtu në burg krerët e dy konglomerateve.

Park u rrëzua pasi u shpall fajtore për bashkëpunim me një të besuar për të marrë dhjetëra miliarda fitime nga konglomeratet kryesore për të ndihmuar familjen e saj dhe për të financuar fondacionet jofitimprurëse që zotëronte.

Në janar, gjykata e lartë e Koresë së Jugut la në fuqi një dënim me 20 vjet burg për Parkun për akuzat e korrupsionit që finalizuan rrëzimin e saj, duke i dhënë fund procesit ligjor dhe për herë të parë duke rritur mundësinë e faljes.

Por paraardhësi i Parkut, Lee Myung-bak, i cili gjithashtu është i burgosur për akuza korrupsioni, nuk u fal.

"Ne kemi përfshirë ish-Presidenten Park për të kapërcyer historinë fatkeqe të së kaluarës, për të realizuar unitetin e njerëzve dhe për të ofruar një shans për të bërë një hap të ri përpara drejt së ardhmes", tha në një konferencë ministrja e Drejtësisë Park Beom-Kye.

Vendimi erdhi pasi shumë mbështetës dhe politikanë të partisë kryesore opozitare konservatore, Pushteti i Popullit, kanë bërë thirrje për faljen e Parkut përpara zgjedhjeve presidenciale të marsit. Ligjvënësit e opozitës kanë thënë se Parku ka përjetuar probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në burg, duke përfshirë edhe një operacion në shpatull.

Të fundit