Flash News

Bota

"Në emër të lirisë"/ Qeveria detyroi punonjësit shëndetësor që të vaksinohen, nisin protestat në Francë

"Në emër të lirisë"/ Qeveria detyroi

Pas vendimit të qeverisë për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin e punonjësve shëndetësorë, në Francë kanë nisur protestat.

Qeveria e Emmanuel Macron vendosi që punonjësit e pavaksinuar do të ndalohen të shkojnë në punë dhe nuk do të paguhen pas afatit të shtatorit.

Mediat e huaja raportojnë, se policia lëshoi gaz lotsjellës dhe bëri arrestime në Paris për të shpërndarë protestuesit. Këta të fundit, janë skeptikë ndaj vaksinës anti-covid.

"Kjo protestë është në emër të lirisë", thanë disa prej protestuesve. Në të gjithë Parisin rreth 2,250 persona u ngritën në protestë.

Autoritet thanë se numri total i protestuesëve është rreth 19 mijë. Protesta u shtri edhe në Toulouse, Bordeaux, Montpellier dhe Nantes.

Të fundit