Flash News

Bota

Në fillim udhëtimi u mbajt i fshehtë, kryeministri i Izraelit në Moskë. Takim urgjent me Putin

Në fillim udhëtimi u mbajt i fshehtë, kryeministri i Izraelit

Gazetari izraelit Axios Barak Ravid përmes një statusi në Twitter, shkruan se kryeministri izraelit Naftali Bennett udhëtoi për në Moskë në fshehtësi.

"Kryeministri izraelit Bennett udhëtoi fshehurazi në Moskë. Takimi me Putinin tani,"- shkruan Ravid.

Në fillim udhëtimi u mbajt i fshehtë, kryeministri i Izraelit

Në një tjetër status që sapo e ka hedhur në Twitter, Ravid shkruan se zyra e kryeministrit ka konfirmuar lajmin dhe se ky takim vjen pas bisedës që zhvilluan dy liderët të mërkurën. Në këtë takim ndodhet edhe ministri i Ndërtimit dhe Banimit, Zeev Elkin, i cili po ndihmon në përkthim.

"Zyra e Kryeministrit konfirmon: Kryeministri Naftali Bennett ndodhet në Kremlin me presidentin rus Vladimir Putin për rreth dy orë e gjysmë. Kryeministri u nis sot në orët e para të mëngjesit për në Moskë, pas bisedës që u zhvillua mes liderëve të mërkurën e kaluar. Në takim merr pjesë edhe ministri i Ndërtimit dhe Banimit, Zeev Elkin, i cili po ndihmon në përkthim,"- shkruan gazetari.

Në fillim udhëtimi u mbajt i fshehtë, kryeministri i Izraelit

Kujtojmë se Izraeli ka ofruar më parë të ndërmjetësojë në konflikt, por zyrtarët i hodhën poshtë pritjet për një përparim.

Të fundit