Flash News

Bota

Në fokus bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve, Presidenti i Kinës vizitë dy ditore në Rusi

Në fokus bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve, Presidenti i

Presidenti i Kinës Xi Jinping ka bërë të ditur se do të zhvillojë një udhëtim dy ditor në Rusi, nga data 20 dhe deri në datën 22 mars.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme e Pekinit që sqaroi se kjo vizitë do të bëhet me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Vizita ka të bëjë me miqësinë që synon thellimin e besimit të ndërsjellë midis Kinës dhe Rusisë”, njofton Ministria e Jashtme.

Vizita vjen pasi Kina, një aleat i Rusisë, ka ofruar propozime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ndërkohë vendet perëndimore kanë paralajmëruar Pekinin që të mos furnizojë Moskën me armë.

Të fundit