Flash News

Bota

“Ne i fituam zgjedhjet”, NBC i ndërpret fjalën Trump: Po thotë deklarata të pavërteta

“Ne i fituam zgjedhjet”, NBC i ndërpret fjalën Trump: Po

Media amerikane NBC i ka ndërprerë fjalën gjatë konferencës live këtë të mërkurë presidentit Donald Trump, teksa deklaronte se ai i ka fituar zgjedhjet dhe se disa njerëz po përpiqen të hedhin poshtë rezultatet.

“Ne i fituam këto zgjedhje”, deklaroi Trump. Më tej, ai shtoi se miliona qytetarë votuan për të, ndërsa tha se një grup njerëzish po përpiqen që të hedhin poshtë rezultatet.

“Ka pasur disa deklarata që janë të pavërteta. Presidenti ka përmendur disa shtete si Georgia ku thotë se po fiton, apo se nuk ka ndonjë mënyrë që ta kapin në Pensilvani, por fakti është se ato shtete nuk kanë arritur të numërojnë të gjitha votat e tyre”, u shpreh gazetarja.

Situata zgjedhore deri tani duket se nuk është në favor të Trump pasi është kandidati demokrat Biden që po kryeson zgjedhjet, por sërish është ende herët për të përcaktuar fituesin.

Të fundit