Flash News

Bota

Në prag të Lojërave Olimpike, qeveria japoneze shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Tokio

Në prag të Lojërave Olimpike, qeveria japoneze shpall gjendjen e

Japonia ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në Tokio, e cila do të zgjasë derisa të përfundojnë Lojërat Olimpike. Kryeministri Yoshihide Suga u tha gazetarëve se gjendja e jashtëzakonshme në kuadër të pandemisë do të qëndronte deri më 22 gusht.

Baret dhe restorantet nuk do të lejohen të shërbejnë alkool dhe duhet të mbyllen deri në orën 20:00. Rastet e reja me Covid-19 po rriten në Tokio, ndërsa ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike do të mbahet më 23 korrik.

"Duke pasur parasysh situatën, ne do të vendosim gjendjen e jashtëzakonshme për Tokion", tha kryeministri.

Organizatorët po diskutojnë që të mos lejojnë tifozë. Njoftimi u bë pas një takimi midis komitetit organizues, qeverisë dhe presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i cili sapo ka mbërritur në Japoni. Lojërat Olimpike do të zhvillohen në kryeqytetin japonez nga 23 korriku deri më 8 gusht.

Burimi: BBC

Të fundit