Flash News

Bota

Në prag të vizitës në Tiranë, Zelensky falënderon Shqipërinë

Në prag të vizitës në Tiranë, Zelensky falënderon

Në prag të vizitës së tij në Shqipëri, në kuadër të Samitit për Ukrainën, presidenti Volodymyr Zelensky ka falënderuar Shqipërinë.

Ai ka shpërndarë në platformën X një postim të presidentit Bajram Begaj i cili kujton dy vjetorin e luftës ruse në Ukrainë dhe thekson mbështetjen e Shqipërisë.

“Ne e vlerësojmë ndihmën e Shqipërisë dhe shikojmë përpara për të siguruar një Evropë të paqshme për vendet tona dhe për Evropën në tërësi”, ka shkruar Zelensky.

Më datë 28 shkurt pritet të mbahet samiti i Tiranës, Evropa Juglindore-Ukraina, ku do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas në samitin që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Në prag të vizitës në Tiranë, Zelensky falënderon

Të fundit