Flash News

Bota

Në skaje të kundërta të tavolinës, çfarë i refuzoi Macron Kremlinit që e distancoi nga Putin

Në skaje të kundërta të tavolinës, çfarë i

Takimi në distancë i presidentit fr4ancez Emmanuel Macron dhe atij rus Vladimir Putin në Rusi, bëri xhiron e botës. Dy homologët u panë në një tavolinë ‘të stërgjatë’ gjatë takimit që zhvilluan për tensionet me Ukrainën.

Sipas Reuters, shkak është bërë refuzimi që Macron i bëri kërkesës së Kremlinit për të bërë një test rus për COVID-19 kur mbërriti për të parë Putin këtë javë. Mësohet se kjo u bë për të parandaluar Rusinë të merrte ADN-në e Macron.

Si rezultat, kreu vizitues i shtetit francez u mbajt në distancë nga lideri rus gjatë bisedimeve të gjata për krizën e Ukrainës në Moskë.

Ata u fotografuan në skajet e kundërta të një tavoline aq gjatë sa që shkaktoi komente satirike në mediat sociale dhe spekulime, se Putini mund ta përdorte atë për të dërguar një mesazh.

Por dy burime që kanë njohuri për protokollin shëndetësor të presidentit francez i thanë Reuters se Macron-it i ishte dhënë një zgjedhje: ose të pranojë një test PCR të bërë nga autoritetet ruse dhe të lejohet të afrohet me Putinin, ose të refuzojë dhe duhet t'i përmbahet rregullave më të rrepta sociale distancimi.

"Ne e dinim shumë mirë që kjo do të thoshte mos shtrëngim duarsh dhe atë tryezë të gjatë. Por nuk mund të pranonim që ata të kapnin ADN-në e presidentit," tha një nga burimet.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi se Macron e kishte refuzuar testin dhe tha se Rusia nuk kishte asnjë problem me këtë, por kjo do të thoshte se kërkohej një distancë 6 metra (20 këmbë) nga Putini për të mbrojtur shëndetin e udhëheqësit të Kremlinit.

“Nuk ka politikë në këtë, nuk ndërhyn në negociata në asnjë mënyrë”, tha ai.

Të enjten, tre ditë pasi Macron dhe Putin patën takimin e tyre në distancë shoqërore, lideri rus priti presidentin kazak Kassym-Jomart Tokayev. Të dy burrat shtrënguan duart dhe u ulën afër njëri-tjetrit, të ndarë vetëm nga një tavolinë e vogël kafeje.

Të fundit