Flash News

Bota

Në Tokyo regjistrohet rekordi i rasteve ditore me Covid-19, një pjesë e tyre lidhet me Lojërat Olimpike

Në Tokyo regjistrohet rekordi i rasteve ditore me Covid-19, një

Tokyo ka raportuar rritjen më të lartë të ndodhur ndonjëherë të rasteve ditore me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, duke raportuar 2,848 infeksione të reja të martën.

Rekordi vjen teksapo zhvillohen Lojërat Olimpike Tokyo 2020, të cilat janë në ditën e katërt të garës zyrtare.

Të paktën 160 raste janë raportuar të lidhura me Lojërat Olimpike, sipas organizatorëve të Tokyo 2020.

Kryeqyteti japonez aktualisht është nën gjendjen e jashtëzakonshme, e cila do të jetë në fuqi deri në 22 gusht.

Burimi: CNN

Të fundit