Flash News

Bota

Në vijën e parë të rrezikut, mbi 600 gazetarë në botë humbën jetën nga Covid-19

Në vijën e parë të rrezikut, mbi 600 gazetarë në
Foto Ilustruese

Më shumë se 600 gazetarë vdiqën nga Covid-19 në 59 vende të botës raportoi Fushata e Emblemës së Shtypit me bazë në Gjenevë.

Sipas organizatës joqeveritare, rreth 60 punonjës të medias humbën jetën çdo muaj.

“Nga 602 gazetarë që kanë vdekur nga COVID-19 që nga 1 marsi, Amerika Latine regjistroi numrin më të lartë të viktimave ose 303 vdekje”, tha PEC.

Azia ndoqi Amerikën Latine me 145 vdekje, Evropës raportoi 94, Amerika e Veriut me 32 dhe Afrika me 28 viktima.

“Për shkak të profesionit të tyre, gazetarët që shkojnë në terren për të parë ngjarjet janë veçanërisht të prekshëm nga virusi. Disa prej tyre, në veçanti profesionistët e pavarur dhe fotografët, thjesht nuk mund të punojnë nga shtëpia, ”tha sekretari i përgjithshëm i organizatës, Blaise Lampan.

Të fundit